Ndarja e PD konfirmohet me lëvizjen e fundit, kush është demokrati i Alibejat që hedh kandidaturën për kryetar bashkie

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Partia Demokratike e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj ka zyrtarizuar kandidatin e parë për zgjedhjet vendore 2023. Lajmin e ka konfirmuar vetë Kapllanaj në një intervistë televizive, duke thënë se ky vendim është detyrim ndaj qytetarëve që më kanë votuar.

“Vendimi për të kandiduar nuk është ambicie as ofiqe personale, por detyrim ndaj qytetarëve që më kanë besuar ndër vite dhe fatkeqësisht i braktisëm në vitin 2019”, u shpreh Kapllanaj. .

Teksa u pyet për përçarjen brenda PD-së, Agron Kapllanaj, i largohet gjuhës akuzuese, ndërsa deklaron se emri i tij në Mallakastër bashkon demokratët.

“Demokratët do të dinë të zgjedhin. Unë e kam dëshmuar në ditë të vështira se ju kam shërbyer atyre. Ju kam shërbyer demokratëve dhe socialistëve pa dallime. E kur nuk kam bërë këto dallime, nuk mund të shoh dallime brenda familjes time politike”, tha ai.

Por a ka negociuar apo do të negociojë me “Rithemelimin”,Kapllanaj shprehet i qartë:

“Unë do të jem kandidat. Partia ime, siç e thashë dhe e kam thënë, janë qytetarët mallakastriot. Atyre u detyrohem dhe do jem aty për ta”.

You may also like