Ndarja e kulaçit qeveritar do të diskutohet në takimin e radhës Zaev-Gashi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gjatë javës pritet takim i ri Zaev-Gashi në të cilin do të diskutohet për ndarjen e resorëve dhe çështjet kadrovike. Takimi i një dite më parë solli vetëm pajtim mbi përcaktimet programore, por nuk u la pa u prekur edhe çështja e resorëve. Ndonëse Qeveria njoftoi se në takim është hapur debati për resorët, nga Alternativa thonë se akoma nuk ka ofertë konkrete për të cilën është diskutuar.

Në momentet që po flasim nuk ka as ofertë, e as ndonjë kërkesë konkrete sa i takon pozicioneve që duhet t’i ketë Alternativa në Qeverinë e ardhshme. Ditëve në vijim besojmë se do të arrijmë t’i përfundojmë të gjitha këto çështje”, njoftojnë nga Alternativa.

Sekretari i Alternativës, Bekim Sali është propozimi i Gashit për ministër të Shëndetësisë, mëson jo zyrtarisht Alsat nga burime brenda LSDM-së. Por Alternativa nuk konfirmon nëse në mesin e kërkesave është edhe një nga katër zëvendëskryeministrat e Qeverisë, përkatësisht ai për Çështje Evropiane.

“Jo, nuk kemi zhvilluar biseda të tilla”, thonë nga Alternativa.

Jo zyrtarisht emri i Bekim Sali është i papranueshëm për Zaevin. Burimet nga takimi bëjnë të ditur se Zaev ka kërkuar një emër i cili nuk ka qenë i ekspozuar në zgjedhjet lokale si humbës i betejës politike. Të njëjtat burime thonë se Zaev mbron idenë që kuadrot të cilët kanë humbur në zgjedhjet lokale nëpër vendbanimet e tyre, përfshi edhe ministrat nga kabineti aktual i Qeverisë dhe partisë së tij, të mos jenë pjesë e formatit të ardhshëm Qeveritar. Në bisedime kreu socialdemokrat në largim ka potencuar se nga resorët me të cilët udhëheqin kuadro të LSDM-së, nuk ka pozicion të pa negociuar, përkatësisht Alternativa mund të kërkon cilin do resor për të cilin pretendon.

You may also like