Ndalu se do me e marrë në qafë këtë vend e këtë popull – Shqip

by admin
Spread the love

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dalë me reagim pas raportimeve për shpërthime në veri të vendit, para zgjedhjeve lokale në katër komunat atje.

Ai pati një pyetje karshi kryeministrit Albin Kurti, lidhur me çështjen e targave, emërimin e Nenad Rashiqit në pozitën e ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës.

“Çka po të ngutet o Albin Kurti me krejt planet, punët e veprimet që po i bën, qoftë duke provuar zgjedhje fiktive në veri, qoftë duke emëruar ministra me urgjencë, qoftë duke kundërshtuar tabela… e gjithmonë duke u tërhequr si dje e si sot e duke e nxjerrë Kosovën humbëse”, i tha Haradinaj shefit të qeverisë.

“Ku ia ke qitë hesapin, a po don me çdo kusht me e rreziku veriun, apo je i padijshëm e s’po ka kush me të mësu! Ndalu se don me e marrë në qafë këtë vend e këtë popull!”, përfundoi Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook.

You may also like