Ndalonte kur më merrej fryma

by admin
Spread the love

Kejvina Kthjella është një nga konkurrentet e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, asaj të Big Brother Albania. Së fundmi, ajo dhe Efi janë zhvendosur në rulot, ku do të qëndrojnë deri në një afat të pacaktuar pas dënimit nga Vëllai i Madh. Së fundmi, modelja ka rrëfyer një histori shumë të trishtë, se si është dhunuar nga partneri i saj.

Ajo u shpreh se ai e rrihte për vdekje, duke e gjakosur në fytyrë dhe ndalej veç kur modelja mbetej pa frymë. “Nuk pyeste fare, nuk pyeste moj donte të më vriste. Ai ndalonte kur filloja dhe qaja dhe mu merrte fryma”, u shpreh ajo gjatë një bisede me Efin në shtëpinë e Big Brother Albania, ndërsa tregoi edhe një moment dhune i shkaktuar veç nga një foto e publikuar në Facebook.

“Kisha hedhur një foto në Facebook publike, po foto normale por nuk i dija ato gjërat ku ndryshohej. ‘Pse hodhe foton publike’, zemra jo të rrahur, ishte dy metra, unë dhe ai sipër meje me muskuj dhe më godiste me grusht. Nuk pyeste fare, nuk pyeste moj donte të më vriste. Ai ndalonte kur filloja dhe qaja dhe më merrej fryma.

Na ndanë në dhoma të ndryshme sepse ne jetonim bashkë. Policet femra më ndanë mua në dhomën tjetër, meshkujt në anën tjetër. Më thoshin mua denoncoje tani këtu, po vinte ambulance se isha e gjakosur, por unë për turp jo. Ky me të madhe ma bënte mua shqip “mos harro se unë do të dal, ke vëllain, e kupton çfarë më bënte mua”, tregoi ajo.

You may also like