Ndalohet sërish Gjokovic/ Kampioni i tenisit pret seancën e depërtimin nga Australia

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Australia e ka kthyer Novak Gjokovic në izolimin e një qendre emigracioni të shtunën, duke e quajtur yllin e tenisit një kërcënim për sigurinë publike dhe duke luftuar për ta deportuar atë.

Duke dështuar njëherë për ta larguar 34 vjeccarin e pavkasinuar nga vendi, qeveria konservatore e Australisë është duke e provuar sërish.

Dhe Djokovic po e lufton mbrapsht duke mos u dorëzuar, ndërsa seanca e radhës gjyqësore është lënë për të dielën.
Ylli serb i tenisit është kthyer sërish në qendrën e emigracionit në Melbourne, pas disa ditësh të lira me fitoren e parë në Gjykatë.

Kjo çështje tashmë ka marrë përmasa globale, teska Djokovic është bërë i famshëm për qëndrimet e tij kundër vaksinës, ndërsa qeveria australiane e konsideron atë një burim frymëzimi për të pavaksinuarit dhe person me rrezikshmëri të lartë sociale që mund të sjell trazira.
Prezenca e tij ën Australi mund të frymëzojë ndjesitë kundër vaksinimit shprehet Alex Hawke ministri i emigracionit, duke justifikuar përdorimin e tepërt të ekzekutivit për ta larguar tenistin nga Australia.
Kështu që me dy ditë të mbetura përpara fillimit të kompeticionit Australia Open, kampioni i tanishëm është përsëri i fokusuar te gjykatat dhe jo tek fusha e lojës.
Pas muajsh spekulimesh nëse Gjokoviç do të vaksinohej për të luajtur në Australi, ai përdori një përjashtim mjekësor për të hyrë në vend një javë më parë, duke shpresuar të fitonte titullin e 21-të të Grand Slam në Open, që do ta bënte atë një rekordmen.


Top Channel

You may also like