Ndalohet burri që vrau gruan e tij me sëpatë në Prishtinë – Shqip

by admin
Spread the love

Është ndaluar i dyshuari me iniciale I.G., i vitit 1952, për vrasjen e gruas së tij në Prishtinë.

Kështu bën të ditur Prokuroria Themelore e Prishtinës, përmes një njoftimi për media.

Sot, rreth orës 04:40, në stacionin e policisë është paraqitur personi i lartëpërmendur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë.

“Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, bashkë me njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë ndërmarrë veprimet hetimore, si dhe në vendin e ngjarjes është sekuestruar sëpata me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion trupi i pa jetë. Aktualisht, nga hetimet fillestare nuk dihet motivi i kryerjes së këtij akti, derisa Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, si dhe në koordinim me policinë do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore për t’i sqaruar në plotëni rrethanat e këtij rasti”, thuhet më tej në njoftim.

Lexo lajme interesante

You may also like