Ndalimi i shokut dhe Don Xhonit, policia tregon se çfarë u sekuestrua në veturë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Miku i reperit Don Xhon është ndaluar nga Policia e Kosovës në rrugën ‘Tirana’, në Prishtinë i cili ishte nën shoqërimin e këngëtarit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se pas kontrollit të veturës dhe dy personave kanë gjetur dhe sekuestruar një armë.

“Sekuestrohet një armë zjarri në Prishtinë

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e Njësitit të reagimit të shpejtë, sot rreth orës 14:30, në rrugën “Tirana” në Prishtinë, për kontrollë rutinore, kanë ndaluar një veturë të tipit Range Rover.

Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë (dy) personave dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj:

-një armë të shkurtë

– në karikatorë si dhe

-6 fishekë.

I dyshuari;

-F.S,mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar për intervistim,në stacionin policor qendra në Prishtinë.

Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe i njëjti më pas me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, konfirmuan nga zyrat e komunikimit e PK-së për Indeksonline.


You may also like