Ndalet edhe Milani, Napoli fiton në “San Siro” dhe ruan kreun

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Napoli mposht Milanin 2-1 në “San Siro” në superndeshjen që mbylli javën e shtatë të Serie A.  Pas këtij suksesi djemtë e Spallettit ngjiten në krye të renditjes (bashkë me Atalantën) në kuotën e 17 pikëve, ndërsa kuqezinjtë e Piolit pësojnë humbjen e parë sezonale në kampionat.

Një ndeshje e bukur dhe plot emocione është zhvilluar në Milano, por golat kanë munguar në pjesën e parë. Kuqezinjtë kanë goditur traversën me Giroud.

Sfida zhbllokohet në pjesën e dytë. Politano tregohet I saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe kalon Napolin në avantazh.

Milani reagon pak minuta më vonë dhe barazon rezultatin me Giroud. Simeone kthen miqtë në avantazh, duke realizuar një gol të bukur me kokë.

Në minutat e mbetura kuqezinjtë mundohen të reagojnë, madje godasin sërish traversën me Kalulu, por nuk arrijnë të evitojnë humbjen. /Oversport.tv

Foto: Napoli Twitter

 

You may also like