Ndahet nga jeta dizajeri i famshëm japonez, prodhoi bluzat e zeza me golf për mikun e tij, Steve Jobs

by admin
Spread the love

Dizajneri japonez i modës Issey Miyake ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

Miyake ndërroi jetë më 5 gusht nga kanceri i mëlçisë, tha agjencia e lajmeve Kyodo. Ai ishte i famshëm për stilin e veshjeve me palosje dhe faktin që prodhoi bluzat e zeza me golf për mikun e tij dhe themeluesin e Apple, Steve Jobs.

Thuhet se Miyake donte të bëhej ose kërcimtar ose atlet përpara se të lexonte revistat e modës së motrës së tij, gjë qe e frymëzoi të ndryshonte drejtim.

Miyake lindi në Hiroshima dhe ishte shtatë vjeç kur bomba atomike u hodh në qytet teksa ai ishte në klasë. Ai hezitoi të fliste për ngjarjen më vonë. Në vitin 2009, duke shkruar në New York Times si pjesë e një fushate për të bërë presidentin e atëhershëm të SHBA-së, Barack Obama, të vizitonte qytetin, ai tha se nuk donte të etiketohej si “dizajneri që mbijetoi”.

Pasi studioi për dizajn grafik në një universitet arti në Tokio, ai shkoi në Paris, ku punoi me stilistët e famshëm Guy Laroche dhe Hubert de Givenchy, përpara se të shkonte në New York. Në vitin 1970, u kthye në Tokio dhe themeloi Miyake Design Studio.

Në fund të viteve 1980, Miyake zhvilloi një mënyrë të re të palosjes duke i mbështjellë pëlhurat midis shtresave të letrës dhe duke i vendosur ato në një pajisje shtypëse me nxehtësi, gjë që i bënte veshjet të mbanin formën e tyre të palosur.

Ai krijoi koleksione për burra dhe gra, çanta, orë dhe parfume përpara se të tërhiqej në vitin 1997.

You may also like