Ndahen Bashkimi edhe Alvisa, reagon Hyseni

by admin
Spread the love

Sot Bashkimi deklaroi ndarjen e papritur nga Alvisa. Duket se gjërat po shkonin mirë sa po flitej edhe për fejesë.

Hyseni ka reaguar duke shkruar në një story: “Gënjeshtra dhe mashtrimi kanë një date skandence. E vërteta mbetet e vërtetë edhe nëse askush nuk e beson. Gënjeshtra mbetet gënjeshtër edhe pse të gjithë e besojnë.”

Alvisa dhe Bashkimi ishin çifti i parë që doli nga emisioni i “Për puthën 3”, pas shumë sakrificave, dinamikave dhe skandaleve që ndodhën midis tyre.

Megjithatë, ditën e sotme, Bashkimi ka bërë një deklaratë shumë surprizuese dhe të papritur, në të cilën njofton ndarjen e tij nga Alvisa!

Njerëz të dashur desha tju informoja nëpërmjet këtij postimi që nga sot më nuk jam në një marrëdhënie me Alvisën. Më vjen shumë keq që gjërat shkuan kështu dhe gjithashtu më vjen keq për të gjithë ata që na kanë mbështetur që nga dita e parë.

Shpresova dhe mendova që pas gjithë asaj që kemi kaluar, pas gjithë atyre sakrificave, mendoja që jashtë gjërat do të ishin ndryshe. Nuk kam qenë ndonjëherë pjesë e asnjë loje dhe nuk dua të jem, prandaj në momentin që e kuptova që pavarësisht çdo përpjekje kur gjërat nuk ecin, më mirë ti stoposh në kohë dhe të jesh i qetë me veten dhe i pastër me të tjerët.

I uroj gjithë të mirat asaj në jetë dhe asnjëherë nuk do ta hedh poshtë për atë që kemi kaluar në program.

Jeta vazhdon.”– ka shkruar ai, pa na zbuluar arsyen konkrete të ndarjes.


You may also like