“NATO nuk do të bëjë kompromis mbi parimet thelbësore”/ Stoltenberg: Kjo është normalja e re në Evropë

by admin
Spread the love

Shefi i NATO Jens Stoltenberg përsërit se nuk është vonë që Rusia të tërhiqet nga pragu i konfliktit.

Ai thotë se NATO i ka dërguar Rusisë propozime konkrete në letër për transparencën dhe kontrollin e armëve.

NATO nuk do të bëjë kompromis mbi parimet e saj thelbësore, tha ai.

Stoltenberg thotë se NATO nuk është një kërcënim për Rusinë dhe hapat që ajo po ndërmerr janë “mbrojtëse”.

Ai thotë se nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në Ukrainë, por tashmë e dimë se ka një krizë të sigurisë në Evropë.

Moska e ka bërë të qartë se është e përgatitur të testojë parimet themelore që kanë mbështetur sigurinë evropiane duke përdorur forcën, thotë ai, duke shtuar se kjo është “normalja e re në Evropë”.

“Ka shenja nga Rusia se diplomacia duhet të vazhdojë, por deri më tani ne nuk shohim asnjë shenjë të de-përshkallëzimit në terren”, tha Stoltenberg. “Asnjë tërheqje e trupave apo pajisjeve”, shtoi ai.

“Kjo sigurisht mund të ndryshojë. Por tani për tani Rusia mban një forcë masive pushtuese të gatshme për të sulmuar me aftësi të larta nga Krimea në Bjellorusi. Ky është përqendrimi më i madh i forcave në Evropë që nga Lufta e Ftohtë.”, përfundoi Stoltenberg.


Top Channel

You may also like