Nations League/ Nuk ka surpriza në Ligën A, të mëdhatë bëjnë detyrën

by admin
Spread the love

Janë zhvilluar mbrëmjen e sotme disa sfida të Nations League ku kombëtaret e mëdha kanë bërë kryesisht detyrën. Në Ligën A, Belgjika ka mposhtur me rezultatin e ngushtë Uellsin në shifrat 2-1. De Bruyne dhe Batshuayi ishin ata që vulosën këtë fitore për Belgët.

Fitore ka arritur edhe Franca përballë Austrisë me rezultatin 2-0 ku realizuan Mbappe dhe Giroud. Po me rezultatin 2-0 triumfoi edhe Holanda në sfidën kundër Polonisë, falë golave të Gakpo dhe Bergëijn.

Po në Ligën A, Kroacia mposhti 2-1 Danimarkën. Për kroatët realizuan Sosa dhe Majer, ndërsa për miqtë ishte Eriksen ai që baraspeshoi provizorisht rezultatin.

Në Ligën C, Azerbajxhani i Gianni De Biasit fitoi në frymën e fundit ndaj Sllovakisë me rezultatin 2-1. Zhgënjen Turqia që ndalet nga Luksemburgu në shtëpi në duelin që përfundoi 3-3. Në të njëjtën ligë, Lituania barazoi me Ishujt Faraoe 1-1, ndërsa Kazakistani mposhti Bjellorusinë 2-1.

Në Ligën D, Moldavia dhe Andorra arritën dy fitore në transfertë, respektivisht kundër Letonisë 2-1 dhe Lihtenshtejnit 2-0. /oversport.tv

Foto: UEFA Nations League, Twitter

You may also like