Nations League/ Nisje e mirë për Poloninë, mposht Uellsin me përmbysje

by admin
Spread the love

Poloni-Uells çelën siparin e raundit të parë të Nations League, me skuadrën e Michniewicz që siguruan fitoren e parë. Ishin vendasit ata që dominuan pjesën më të madhe të ndeshjes dhe në fund ia dolën që të triumfonin me përmbysje me rezultatin 2-1.

Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa do të duhej minuta e 52-të që Williams t’i jepte avantazhin skuadrës së Page. Në minutën e e 72’ Kaminski do të barazonte për Poloninë, ndërsa në minutën e 85’ Swiderski u dhuroi fitoren vendasve.

Një start i mirë ky për Poloninë, duke ditur se në grup ka dy kundërshtarë shumë të fortë siç janë Belgjika me të cilën do të përballet dy herë brenda muajit qershor më datë 8 në transfertë dhe me datë 14 në shtëpi dhe Holanda, me të cilën do të ndeshet në transfertë më 11 qeshor.

Ndërsa Uellsi brenda këtij muaji do të përballet dy herë me Holandën në 8 qershor në shtëpi dhe më 14 në transfertë, ndërsa me Belgjikën do të ndeshet më 11 qershor në shtëpi.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like