Nations League/ Berisha-Zhegrova kërcënojnë Qipron, Kosova në kërkim të avantazhit

by admin
Spread the love

Qipro-Kosovë 0-0/ Kronika e ndeshjes:

45′ Edon Zhegrova lëviz bukur dhe tenton cepin e portës kundërshtare, një mbrojtës dhe portieri e devijojnë në këndore.

41′ Mundësi shumë e mirë për Qipron. Pieros Sotiriou merr një top nga krahu i djathtë, devijimi i tij kalon ngjitur me shtyllën.

37′ Goditje dënimi për Qipron. Gjuan Charalampos Kyriakou, devijon topin muri dardan.

30′ Dalje e shpejtë e Qipros, Mirlind Kryeziu kryen një ndërhyrje fantastike duke evituar rrezikun.

25′ Valon Berisha tenton portën me një gjuajtje potente, topi mbi traun e portës qipriote.

11′ Aksion i bukur i Kosovës. Edon Zhegrova kthen bukur një top në zonë, nuk përfitojnë Muriqi dhe Berisha.

8′ Pieros Sotiriou kontrollon mirë një top dhe gjuan nga larg, i pasaktë sulmuesi i Ludugorets.

1′ Fillon ndeshja në AEK Arena (Larnaca). Dardanët tentojnë ta nisin me fitore aventurën në Grupin 2 të Ligës C.

Kosova nis rrugëtimin në edicionin e tretë të Nations League me sfidën e parë në Grup, që është ajo përballë Qipros në Larnaka. Trajneri Allain Giresse ka ndarë mendjen për formacionin,


Top Channel

You may also like