Nata para finales, Messi ndan dhomën me mikun e tij të tërhequr nga futbolli

by admin
Spread the love

Ata të dy janë miq të shkëlqyer. Historikisht ndanin gjithmonë dhomën kur grumbulloheshin tek Argjentina.

Do ta bëjnë sërish, pavarësisht se Kun, është tërhequr nga futbolli. Agüero luajti për herë të fundit për Argjentinën në Copa América në “Brazil 2019”. Ai i vari këpucët në gozhdë pothuajse një vit më parë, pasi u zbulua se kishte probleme në zemër. Megjithatë, ai vazhdon të qëndrojë pranë grupit bardhekaltër.

Aguero është parë me kostum sportiv. Sigurisht nuk punon me lojtarët në terren, por i shoqëron ata duke i dhënë ndonjë të lehtë topit.

Sonte, Messi dhe Aguero do të kujtojnë kohët e kaluara. Pikërisht, disa vite më parë, Agüero kujtoi disa nga anekdotat që të dy kishin jetuar në një dhomë. Televizioni ishte pika fillestare për sa i përket fërkimit.

“Ne ishim duke parë televizor dhe ai u ktheu për të fjetur. Ndonjëherë më zinte gjumi me televizorin ndezur. Të nesërmen më pyeti nëse e lë gjithmonë televizorin ndezur…”, ka rrëfyer Aguero duke buzëqeshur.


Top Channel

You may also like