Nata e kampionëve të boksit në Shkodër/ Në ringun në shesh të hapur u ndeshën boksierë profesionistë dhe amatorë

by admin
Spread the love

“Nata e Kampioneve” solli per herë të parë në vendin tonë, një turne boksi në mjedis të hapur.

Në sheshin përpara bashkisë së Shkodrës, u vendos ringu ku u zhvilluan dy ndeshje të kategorisë amatore si dhe tre duele të boksit profesionist.

Një eveniment që tërhoqi vëmendjen e qytetarëve të Shkodrës dhe shumë turistëve në një festë sportive.

“Ne e duam. Fantastike ! Në Norvegji nuk ka të tilla aktivitete në publik. Ndeshje vërtetë të mira të boksit profesionist. Po e shijojmë shumë këtë mbrëmje”.

“Shume e bukur. Ai boksieri në fillim e nisi pak keq por më pas u përmirësua dhe po fiton. Po kënaqemi me të vërtetë”, tha turistja norvegjeze.

Edhe për boksierët, ishte emocion të përballesh kur ke përpara të gjithë qytetin.
Për drejtuesit e Federatës Shqiptare dhe ato të boksit shkodran, turneu ia arriti qëllimit dhe do synojnë ta kthejnë në një traditë.

Në përfundim, boksierët profesionistë të kombëtares shqiptare, Arjon Kajoshi, Alban Bermeta dhe Nelson Hysa arriten të fitojnë përballë kundershtarëve të tyre nga Bosnja dhe Serbia.

 


Top Channel

You may also like