Naser Rafuna tregon se kujt ia ka pa hajrin që të bëhet aktor

by admin
Spread the love

Njëri prej aktorëve më të njohur në Kosovë, sidomos i komedive, ka treguar se si u bë aktor dhe kush e ndihmoi atë

Naser Rafuna mund të mos ishte aktor sot, po që se nuk do ta merrte një këshillë nga një këngëtarë kosovarë.

Ishte këngëtari Mahmut Ferati që i kishte sugjeruar Rafunës që të shkonte për të studiuar aktrimin. Kjo për shkak se si maturant, Naser Rafuna më shumë preferonte të studionte Histori.

‘’E kisha profesor Mahmut Feratin, më tha ‘a i çove dokumentet në Fakultet të Arteve? I thashë jo në histori, më tha ‘çfarë historie, s’je ti për histori zgjedhe a po don muzikë ose aktrim, s’je ti për at punë’. Pastaj konkurrova edhe aty, u pranova në të dy fakultetet, pak e çuditshme. Pra Mahmut Ferati ka qenë ai shkaktari pse unë zgjodha aktrimin’’, ka thënë Rafuna.


You may also like