‘Narko-turistët’ me makina luksi kërkojnë në plazhet franceze pas daljes në breg të pakove të kokainës (fotot)

by admin
Spread the love

Mediat raportonin sot se persona me makina të mëdha luksoze kanë nisur të shihen në plazhet e fshatrave veriore franceze pasi një çift që kërkonin për guaska gjetën një pako me kokainë me vlerë rreth 60,000,000 euro.

Çifti i moshuar kishin gjetur pakon me 850 kg të drogës së fortë e të shtrenjtë në bregdetin dimëror të Réville në rajonin verior Normandi, në fund të muajit të shkuar.

Mediat raportonin se droga ishte futur në qese të mëdha materialesh ndërtimi dhe kishte dalë në breg, teksa mbahej në sipërfaqe nga disa bombola dhe jelekë shpëtimi.

Gjashtë pako të tjera me peshë rreth 1 ton janë shfaqur në bregdetin e Vicq-sur-Me ditët e fundit, me vlerë dhjetra milionë euro, raporton rrjeti vendas Agence France-Presse (AFP).

Kryebashkiakia e Réville, Yves Asseline tha për rrjetin Le Parisien dje: “Deti sjell shumë gjëra por droga është sigurisht e pazakontë. Njerëzit po vijnë me makina të shtrenjta duke kërkuar në plazhe, nganjëherë dhe në agim me ndriçues elektrikë”.

Prokurori vendas Philippe Astruc dha një paralajmërim publik për kërkuesit e drogave në plazh.

Ai tha se marrja dhe zotërimi i ngarkesave ilegale dënohet deri me 10 vjet burg.

Astruc shtonte se kokaina e importuar mund të jetë me deri në 80-90% pasterti dhe rrjedhimisht shumë më e fortë se ajo që shitet nga shpërndarësit në rrugë.

Përgjatë bregdetit të Néville-sur-mer dhe Vicq-sur-Mer dje një grup njerëzish të maskuar ishin parë duke kërkuar plazhin, megjithë disa patrulla të xhandarmërisë dhe helikopterë që shfaqen në zonë.

Oficerët thanë se po hetojnë prejardhjen e drogave, të cilat besohet se janë hedhur nga barkat e trafikantëve për t’i shpëtuar arrestimit ose detit të keq, shkruan AFP.

Autoritetet thonë se shumica e kokainës hyn në Evropë nga portet e veriore të Rotterdam, Antwerp, Hamburg dhe atij francez të Le Havre.


Top Channel

You may also like