Nard Ndoka me tone të forta: PD e ka kaluar shpesh vijën e kuqe me PDK, Basha shiti kauzat që u ngritën, Sali Berisha është i hapur nuk është përjashtues

by admin
Spread the love

Kreu i PDK Nard Ndoka, ka folur në lidhje me zgjedhjet e 14 majit 2023, ku tha se Rama dhe Basha kanë dëmtuar pluralizmin politik.

Megjithatë, Ndoka tha se në këto zgjedhje opozita do të përfaqësohet denjësisht, ndërsa vlerësoi kreun e PD Sali Berisha si një lider i përgjegjshëm.

“Është një bashkëpunim më i hapur, nuk është se nuk kam pasur problem me PD, PD shpesh e ka kaluar vijën e kuqe me PDK.

Berisha është i hapur, nuk është përjashtues dhe kjo ngjall një lloj besimi dhe gjatë kësaj periudhe kemi pasur mirëkuptim të plotë me të, edhe zgjedhjet e pjesshme, patëm një bashkëpunim mjaft të mirë. Marrëveshja i ka prirë edhe një lokomotive duke vendosur disa standarte për politikën, e ka kthyer opozitën në një institucion të besueshëm.

Nuk shoh ndonjë pengesë që opozita të përfaqësohet denjësisht në këto zgjedhje. Por kemi një kundërshtar që nuk njeh limite. Ne do ti kundërpërgjigjemi me cdo mjet atij që ka goditur pluralizmin politik.

Primaret janë forma më e mirë që kemi patur në 30 vite dhe cila është rëndësia e tyre. Zgjedhjet lokale janë një test i rëndësishëm që janë kthyer në një kauzë të fortë politike. Mbështetja duhet të jetë maksimale për opozitën.

Jemi në një situatë kritike me opozutën, PD ka pengesa përpara, me proceset në gjykatë. Lulzim Basha është peng i Edi Ramës, kjo është e padiskutueshme tashmë.

Opozita e ka rritur besimin te qytetarët. Basha shiti kauzat që u ngritën. Opozita ka peshën e fajit në raport me qytetarët. Rritja e besimit është maksimale. Zoti Berisha i ka treguar disa standarde. Është një lider i përgjegjshëm”, shprehet ai.

You may also like