Napolit i ndalohet përdorimi i fanellave me imazhin e Maradonës dhe i sekuestrohen qindra mijëra euro

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Napoli nuk do mund të përdorë më imazhin e Diego Armando Maradonës në fanella pas një vendimi gjyqësor në favor të fëmijëve të legjendës argjentinase.

Pesë fëmijët e Maradonës hodhën klubin italian në gjyq pas një mosmarrëveshjeje ligjore me Stefano Cecin, ish-menaxherin e legjendës.

Skuadra ka veshur fanella që mbanin një imazh ‘gjurmë gishti dhe në të fytyrën’ e Maradonës, pas vdekjes së legjendës, pasi klubi kishte fituar të drejtat nga Ceci disa muaj para se argjentinasi të vdiste në nëntor 2020, ose të paktën kështu raportojnë mediet italiane.

Familja e Maradonës ndërmori veprime ligjore për të bllokuar shpërndarjen dhe përdorimin e imazhit në çfarëdolloj forme, përfshirë në fanella, dhe gjithashtu kërkoi  sekuestrimin e të ardhurave në shumën prej 450,000 euro.

Gjyqtari i Gjykatës së Napolit, Paolo Andrea Vassallo tha se kontrata prej 23,000 euro e Cecit me Napolin ishte “e dëmshme për trashgiminë pasurore” të fëmijëve të Maradonës në lidhje me përdorimin e imazhit të babait të tyre, “një simbol planetar i futbollit, i njohur kudo. Vlera ekonomike e përdorimit të imazhit duket të jetë e një rëndësie të konsiderueshme, pothuajse e paçmueshme”.

Shitja e 6,000 fanellave të Napolit që mbanin imazhin Maradonës solli 900,000 euro të ardhura bruto, me Ceci që mori 50% të të ardhurave pasi kishte nënshkruar një marrëveshje me fituesin e Kupës së Botës në gusht 2020.


Top Channel

You may also like