Napoli këmbëngul për Raspadorin, por ka diferencë mes ofertës dhe kërkesës

by admin
Spread the love

Napoli nuk kërkon të presë më dhe hidhet në sulm për të bërë të vetin Giacomo Raspadorin. Aurelio De Laurentiis dhe drejtori sportiv Giuntoli janë takuar sot me drejtuesit e Sassuolos për të gjetur një marrëveshje përfundimtare.

Për lojtarin është gati një kontratë 5-vjeçare me 2.5 milionë euro në sezon, ndërsa klubet akoma nuk kanë gjetur dakordësinë.

Sassuolo pretendon 40 milionë euro për sulmuesin, ndërsa Napoli ofron 30 milionë. Diferenca prej 10 milionësh është e madhe dhe dy klubet nuk po gjejnë dot gjuhën e përbashkët.

Spalletti ka pranuar se afrimi i Raspadorit është i nevojshëm, prandaj drejtuesit e Napolit mund të bëjnë një sforco ekonomike që të kënaqin teknikun. / Oversport.tv

You may also like