Napoli dhe Milani zbresin në fushë, Serie A nuk ndalet në Oversport dhe Tibo

by admin
Spread the love

Nuk ka pushim për skuadrat e Serie A, që do të zbresin sërish në fushë këtë mesjavë për të zhvilluar ndeshjet e javës së 14-të të kampionatit.

Ditën e sotme do të luhen 3 sfida të kampionatit italian, të cilat mund ti ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Kryesuesit e Napolit, të paktën në letër kanë një mundësi të artë për të konsoliduar kreun e renditjes, pasi do të presin në “Maradona” Empolin. Djemtë e Spallettit po zhvillojnë një sezon të shkëlqyer dhe synojnë që të mbyllin në mënyrën më të mirë vitin (kanë mbetur edhe dy ndeshje në kampionat) që të vazhdojnë të ëndërrojnë titullin, që mungon prej shumë vitesh.

Formacionet e mundshme Napoli-Empoli

Spezia-Udinese është sfida tjetër që do të luhet në po të njëjtin orar (18:30) me ndeshjen Napoli-Empoli.

Në mbrëmje zbret në fushë Milani, që synon fitoren e radhës në trasfertën përballë Cremoneses. Kuqezinjtë kërkojnë trepikët në këtë takim, që të mos humbasin kontaktin me kryesuesit e Napolit. Vendasit janë skuadra e vetme që nuk e ka provuar shijen e fitores këtë sezon. / Oversport.tv

Formacionet e mundshme Cremonese-Milan

You may also like