Napoli dhe Interi ndajnë pikët, kështu u vlerësua Amir Rrahmani

by admin
Spread the love

Napoli dhe Interi zhvilluan takimin derbi të javës së 25-të në Serie A, takim në të cilin i ndan pikët me ndeshjen që përfundoi me rezultat 1-1, shkruan Insporti.

Nerazzurrët ishin mysafir të napolitanëve në takimin që u zhvillua ‘Diego Armando Maradona’. Golin për Napolin në minutën e 7’të e realizoi Insigne nga penalltia, kurse për Interin shënoi Dzeko (47′).

Për Napolin startues ishte Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili nga Sofa Score u vlerësua me notën 6.8

Interi mban pozitën e parë me 54 pikë, ndërsa Napoli gjendet në pozitën e dytë më një pikë më pak se udhëheqësit e tabelës së Serie A.

/Insporti.com

You may also like