Napoli dhe Brugge kualifikohen në fazën tjetër, Atletico zhgënjen sërish

by admin
Spread the love

Napoli vazhdon formën e tij të mirë në këtë start sezoni dhe mposht Ajaxin në “Maradona” me rezultatin 4-2. Të besuarit e Luciano Spallettit triumfuan në një ndeshje spektakolare dhe me plotë emocione.

Mjaftuan vetëm 4 minuta lojë që italianët të kalojnë në avantazh falë golit të Hirvin Lozano. Gjithçka duket më e lehtë për Napolin që gjen edhe golin e dytë, këtë herë me Giacomo Raspadori. Me këto shifra përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, miqtë ngushtojnë diferencat me Klassen. Për të vendosur sërish epërsinë e dy golave mendon Kvaratskhelia që realizon golin e tretë të Napolit me 11-metërsh.

Po me 11-metërsh ngushton diferencat edhe Ajaxi që realizon golin e dytë me Bergëijn. Në fund për të vulosur rezultatin final mendon Victor Osimhen që rikthehet me gol pas dëmtimit të gjatë që e mbajti jashtë fushave. Me këtë fitore Napoli siguron kualifikimin për në fazën tjetër të Champions League.

Vazhdon ndërkohë situata e keqe e Atletico Madrid në Champions League që nuk ka arritur dot të mposht Club Brugge në Spanjë. Sfida përfundoi me rezultatin e thatë 0-0. Brugge vazhdon të kryesojë grupin me 10 pikë dhe kualifikohet në fazën tjetër, ndërsa Atletico provizorisht mban vendin e dytë me 4 pikë. /oversport.tv

You may also like