Napoli 0 – 1 Empoli/ Ismajli, Bajrami dhe Rrahmani nga më të mirët në fushë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Napoli ka pësuar humbje befasuese në shtëpi nga Empoli, në kuadër të xhiros së 14-të.

Ishte Empoli që arriti t’i arkëtoi pikët e plota me vetëm një gol të shënuar.

Napoli në fakt gjeti golin përmes Jesus, mirëpo u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Ishte Cutrone që realizoi në minutën e 71-të për t’i dhënë epërsinë Empolit, njëkohësisht për t’i dhuruar fitoren.

Nga fillimi startuan edhe futbollistët shqiptar – Nedim Bajrami dhe Ardian Ismajli për Empolin, dhe Rrahmani për Napolin.

Ardian Ismajli tregoi një ndeshje shumë të mirë në repartin defansiv, ku edhe u vlerësua me notën 7.8, një nga më të lartat.

Kurse, edhe Bajrami zhvilloi një paraqitje të mirë, duke rrezikuar disa herë portën e Ospinas, ku edhe në fund u vlerësua me notën 7.2.

Amir Rrahmani padyshim ishte nga më të mirët te Napoli, ku edhe u vlerësua me notën 7.3.

Me këtë fitore, Empoli u ngrit në pozitën e shtatë me 26 pikë, derisa Napoli bie në pozitën e katërt me 36 sosh.

You may also like