Naomi Osaka tërhiqet nga Australian Open – Shqip

by admin
Spread the love

Tenistja japoneze e ka fituar turneun dy herë

Dy herë kampionia e Australian Open, Naomi Osaka është tërhequr nga turneu i këtij viti që pritet të nisë më 16 Janar. Ende nuk ka një arësye për të argumentuar vendimin e tenistes.

Emri i japonezes, ish-numrit një në botë, ishte në listën e hyrjes për Australian Open, por Osaka nuk mori pjesë as në turnetë që i paraprinë kësaj gare në Adelajde dhe Hobart.

“Naomi Osaka është tërhequr nga Australian Open. Do të na mungojë“, shkroi Australian Open në Twitter.

Osaka, kampionia e Melburn Park 2019 dhe 2021, nuk ka luajtur një turne të madh që në Shtator. Tërheqja e saj shënon një goditje të dyfishtë për organizatorët e Australian Open një ditë pasi kampionia amerikane, Venus Williams, u largua për shkak të dëmtimit.

Osaka, e cila ka zbritur në vendin e 42-të në renditjen botërore, kishte bërë një pushim për t’i dhënë përparësi shëndetit të saj mendor. Ajo tha se kishte vite që po luftonte me depresionin dhe ankthin.

Tërheqja e saj e fundit ka të ngjarë të nxisë më tej spekulimet nëse do të vazhdojë karrierën e saj në tenis.

Tv Klan

You may also like