Nano tha se operacionet u dekonspiruan, Kraja: S’ka pasur rrjedhje nga SPAK

by admin
Spread the love

Para se të shkarkohej nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano deklaroi për një media të huaj se operacionet për të arrestuar persona të përfshirë në aktivitet kriminal u dekonspiruan.

Këtë deklaratë e ka komentuar kreu i SPAK Arben Kraja, gjatë një interviste në RTSH. Kraja u shpreh se masat e vendosura gjatë operacionit “Plumbi i Artë” nuk u realizuan të gjitha pasi diçka nuk ka shkuar mirë. Megjithatë, ka përjashtua mundësinë që të ketë pasur rrjedhje informacioni nga ana e SPAK.

“Masa nuk u realizuan të gjitha për t’u kapur. Diçka nuk ka shkuar mirë. Forcat e policisë nuk kanë arritur t’i gjejnë një pjesë të tyre. Nuk ka pasur asnjë rrjedhje nga SPAK. Jam shumë i sigurt për këtë. Nga pikëpamja e zbatimit të ligjit ka një problematikë. Por nga pikëpamja e procesit. Për ne nuk ka asnjë problem. Çështja vazhdon”, tha Kraja.

You may also like