Nano reagon ashpër: Kjo ishte një ndërhyrje burracake dhe provokative nga ana e Ramës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Analisti Mustafa Nano ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit nëpërmjet një komunikimi “live” iu drejtua demokratëve në lidhje me situatën në të cilën ndodhet PD.

Sipas Nanos, kjo ishte një ndërhyrje burracake dhe provokative nga ana e Ramës, për të cilin thotë se iu duk si shpend grabitqar që i vërsulet një preje të kollajtë.

“Edi Rama organizoi sot një komunikim live me demokratët, dhe u kërkoi atyre “të bëhen me të”!!! Unë fillimisht nuk u besova veshëve, dhe m’u desh një copë herë të bindesha se lajmi ishte i vërtetë. Sepse m’u duk një gjest krejt i pagjetur e i pavend.

Shoqëria shqiptare është duke vajtuar prag-vdekjen e opozitës, dhe po pret që demokratët, dikush a disa prej tyre, të bëhen të gjallë për t’i dalë zot asaj partie, dhe ja, na del kryeministri, na “i mbledh” demokratët, dhe u bën thirrje t’i bashkohen atij.

Çfarë ndërhyrje furacake, paternaliste, burracake e provokative! Kryeministri m’u duk si një shpend grabitqar që i vërsulet një preje të kollajtë. Pastaj, është edhe diçka tjetër.

Rreshtimi politik është një gjë me vlerë në këtë botë, që ka të bëjë me emocionet, familjet, traditën, vizionin tonë mbi botën, interesin apo ku di unë çfarë tjetër. Identiteti politik është një element shumë i rëndësishëm i identitetit tonë në përgjithësi.

Si u konvertuaka robi, fap, si me magji? Si u shndërruaka njeriu kështu, sa hap e mbyll sytë, nga demokrat në socialist? Kësaj i thonë t’i trajtosh njerëzit si lecka, që munden me ra fare pa të keq në duart e kujtdo”, shkruan Nano.

You may also like