Nano bën deklaratën e fortë për Bashën: Do të ishte goditje e madhe

by admin
Spread the love

Analisti Musafa Nano në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me emrin e presidentit të ri të vendit për të cilin u shpreh se duhet që të gjitha palët të negociojnë njëra me tjetrën duke qenë se presidenti është simbol i unitetit kombëtar.

Ai tha se Berisha është i terrorizuar nga një zgjidhje konsensuale, por pavarësisht gjithçkaje vendi nuk mbetet pa President pasi socialistët kanë numrat për ta zgjedhur në raundin e fundit.

Ndërsa lidhur me qarkullimin e emrit të Bashës se mund të jetë kandidat për President, Nano tha se karriera e tij politike është e palakmueshme dhe se zgjedhja e tij do të ishte goditje e madhe.

Intervista e plotë

1-Po i mohojnë palët negociatat për presidentin. Me kë prej Partive Demokratike duhet të negociojë Partia Socialiste?

Besoj se duhet të negociojë me të gjithë aktorët de facto të rëndësishëm në kampin opozitar. Këto i dikton një vendim kushtetues. Kjo përcaktohet qartë se presidenti është simbol i unitetit kombëtar kjo imponon dhe konsultime pavarësisht se kush është në maxhorancë. Megjithatë në emër të respektit për këtë përcaktim maxhoranca duhet të konsultohet me opozitën. Presidenti mbetet gjatë gjithë kohës dhe në këtë kuptim ai përfaqëson gjithë kombin, popullin. Sa herë që Berisha ka qenë në pushtet s’ka pyetur për këtë përcaktim kushtetues. PS e ka bërë kur ka zgjedhur Moisiun, ndërsa Berisha se di pse është i terrorizuar nga një zgjedhje konsensuale edhe kur është në opozitë dhe në maxhorancë. Rama ka numrat për të zgjidhur çështjen në raundin e fundit, pa president vendi nuk mbetet.

2- Vetë Berisha ka përjashtuar çdo bashkëpunim me Partinë Socialiste për presidentin e ri. A mos ndoshta Berisha po kërkon të legjitimojë që tani një frymë konfliktuale me një president të zgjedhur në shumicë me votat e socialistëve?

Berisha ka qejf që socialistët të zgjedh njeriun e tyre që ai ti shtojë dhe një tjetër akuzë listës së tij por mendoj se nëse e zgjedh nuk mendoj se do zgjedhin një fanatik të tyren siç ka bërë Berisha. Socialistët kanë avantazhin e madh që i kanë numrat e qartë për raundin e fundit dhe do zgjedhin një njeri që do të jetë bindës dhe për opinionin publik.

3-Lulzim Basha mund të jetë një kandidat për president? E shihni të mundur si skenar?

Nuk e besoj se nuk i vlen. Do diskreditohet në terma politik dhe për këtë fakt dhe për shkaqe të tjera që ai njeri vetëm ka dështuar. Karriera e tij politike është e palakmueshme. Nuk besoj se Basha është i mençur për nivele të tilla, do ishte goditje e madhe.

4-Mendoni se kryeministri Rama është i gatshëm të zgjedhë një figurë konsensuale në krye të shtetit?

Besoj se ka ndonjë arsye, nuk dimë llogaritë që bën ai, por Rama s’ka arsye të nervozojë ndokënd, ka bërë 5 vite me një president jo vetëm që se kishte të vetin, kur Meta ka bërë fushatën më të egër ndonjëherë me kostumin e presidentit. Ka bërë një fushatë që për mua e ka turpëruar postin. Rama s’ka arsye të bëjë zgjedhje të papjekur, nëse do e bënte i bie të jetë i pa mençur. Nuk i duhet një president i veti por që të pëlqehet nga publiku në masë. Në fund fare te raundi final ai zgjedh njeriun që do por nëse zgjedh një njeri të tijin do bëjë gabimin fatal. Disa alternativa nga Rama do ishte Paskal Milo, Mimi Kodheli, ka dhe më shumë.

You may also like