Najada Çomo feston ditëlindjen, vajza bën urimin me fjalë të ndjera

by admin
Spread the love

Për mjeken Najada Çomo, sot është një ditë e veçantë pasi feston 60-vjetorin e lindjes, ku vajza e saj Greis Çomo, me anë të një postimi në rrjetet sociale, i ka bërë një dedikim të ndjerë nënës së saj për ditëlindje.

Ajo ka postuar një foto me të ëmën dhe shkruan se prej 21 muajsh, Çomo ndodhet në shërbim të pacientëve dhe se asnjë ditë nuk është ankuar se është lodhur.

E teksa bën urimin ajo ka përcjellur edhe një mesazh, duke shkruar se dhurata më e mire që mund t’i bëni mjekes është që të vak*sinoheni.

Postimi:

“Kur është shkrepur kjo foto askush nga ne nuk e dinte se brenda një kohe shumë të shkurtër rrjedha e ditëve tona do ndryshonte totalisht… Prej 21 Muajsh ti je duke u përballur me këtë vi*r*us, duke i shërbyer pacientëve me maksimumin e përkushtimit dhe përunjësisë. Nuk mbaj mend një ditë të vetme që të jesh ankuar për lodhjen e tejskajshme, por gjithmonë ke qenë optimiste dhe shpresëplotë, pasi kjo b*etejë vetëm në këtë mënyrë mund të përballohet. Gëzuar Ditëlindjen mushi. Dhurata më e bukur që mund ti bëni mamit dhe gjithë stafit mjekësor të palodhur është të vak*sin*oheni, andaj ju lutem kujdesuni për shëndetin tuaj”, shkruan Greis në postimin e saj.

You may also like