Naim Bajrami nga ASH: Dita e sotme do të mbahet mend në historinë e politikbërjes shqiptare si ditë nënçmimi e poltronizmi

by admin
Spread the love

Ish ministri i për Administratë, Naim Bajrami pas votimit të qeverisë së re ka reaguar përmes një postimi duke shkruar se “Dita e sotme do të mbahet mend në historinë e politikbërjes shqiptare si ditë nënçmimi e poltronizmi.”.

Ju skeni as gjysmën e pushtetit në përgjithësi si koalicion, nga ajo që ASH-ë e vetme kishte në bashkëqeverisje me BDI-në. Aventura politike që sot dhe zyrtarisht e nisët, është e predestinuar të dështoj. Programi juaj me të cilin llomotitet gjatë fushatës as që është marrë parasysh nga mandatari. Hyrja në qeveri pa asnjë impakt programor tregon qartë si do jetë funksionimi juaj mbrenda qeverisë. Dita e sotme do të mbahet mend në historinë e politikbërjes shqiptare si ditë nënçmimi e poltronizmi.

You may also like