Nagelsmann: De Ligt super! Humbëm 50 gola në sezon, por jemi më të fortë

by admin
Spread the love

Nesër fillon Bundesliga dhe Bayerni kampion i Gjermanisë do të zbresë në fushë kundër Eintracht Frankfurtit. Në një konferencë për shtyp tekniku i bavarezëve Julian Nagelsmann ka folur për sfidën, pak ditë pas fitimit të Superkupës përballë Leipzig.

“Nuk është asnjëherë e lehtë të luash në Frankfurt. Aty fituam vitin e kaluar, stadiumi do të jetë flakë sidomos pas fitimit të Europa League, tifozët e tyre janë shumë euforikë. Matthijs është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Një lojtar i ri ka nevojë për kohë që të ambientohet, por ai mund të luajë si titullar nesër.

Lewandowski? Humbëm një sulmues që ka shënuar 50 gola. Duhet ta rregullojmë edhe këtë aspekt. Gjithsesi mendoj që organika është përmirësuar. Do të bëjmë mirë, djemtë janë shumë të motivuar.

Titulli i parë i fituar ishte shumë i bukur. Klubi ka gjithmonë uri. Duam që të shkojmë sa më larg në Champions League dhe të fitojmë trofetë kombëtarë”, ka thënë tekniku i Bayernit. / Oversport.tv

Foto: FC Bayern München Twitter

Lexo lajme interesante

You may also like