Nagelsmann: Coman i jashtëzakonshëm, e doja me çdo kusht rinovimin e tij

by admin
Spread the love

Kingsley Coman firmosi kontratën e re me Bayern Munchen dy ditë më parë. Bisedimet u zgjatën shumë, por kampionët e Gjermanisë u treguan të duruar dhe arritën atë që donin.

Shumë i gëzuar është Julian Nagelsmann për rinovimin e sulmuesit anësor francez, për të cilin kishte deklaruar publikisht që duhet të vijontë të qëndronte në Bundesliga.

Unë e kisha shprehur dëshirën time që të zgjatej bashkëpunimi me Coman. Jam shumë i kënaqur, ky është një lajm i shkëlqyer për klubin tonë. Kingsley është një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme.

Dua të përgëzoj edhe drejtuesit e klubit. Salihamidzic dhe Neppe kryen një punë të madhe. Te Bayerni ekziston një bazë e shkëlqyer sportive dhe njerëzore.

Jemi shumë të lumtur që Coman do të vazhdojë të luajë me ne, pasi është një djalë shumë i mirë dhe një futbollist i mrekullueshëm”, deklaroi trajneri i ekipit bavarez që luan nesër në transfertë kundër Koln.


Top Channel

You may also like