Nacionale s’ka, do të mbahen vetëm në veri – s’prishemi me Amerikën – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri Albin Kurti tha se zgjedhje nacionale nuk do të ketë, përveç zgjedhjeve në komunat me shumicë serbe në të cilat kryetarët dhanë dorëheqje, raporton Shqip.

Kurti shtoi në një konferencë për medie se vitin e kaluar janë mbajtur zgjedhjet lokale dhe nacionale.

Madje tha se është “non-stop” në komunikim me ndërkombëtarët. Kurti tha se nuk ndodh që Kosova “të prishet” me Amerikën.

Më pas, ai tha se asnjë veprim i Qeverisë që ai udhëheq nuk e ka besuar Amerikën ose BE-në.

“Asnjë veprim i joni nuk e ka befasuar asnjë zyrtar amerikan, asnjë zyrtar evropian, jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta. ShBA-së i kemi miq dhe partnerë, pra, miqtë dhe partnerët nuk shkruajnë aso komunikata që i cituat ju. Pra nuk ekziston raporti i tillë i ynë, për besë, kjo mënyrë është edhe ofendim për ShBA-në se ato janë vend demokratik. Partneriteti ynë me ta, aleanca jonë me ta është aleancë që bazohet mbi vlera dhe me  qëllime me interesa  të përbashkëta. Ne e kemi shtyrë një herë vendimin, e kemi shtyrë për një muaj dhe jemi marrë vesh që kjo është shtyrja e fundit”.

“Duke pasur parasysh bregën ndërkombëtare për paqen dhe sigurinë ne kemi bërë diferencim në qasje dhe sekuencim në zbatim dhe kemi përdor ligjin që ofron mundësinë e qortimit për 3 javë, të gjobave për 2 muaj e më pas targat të përkohshme, dhe kjo bëhet duke i njoftuar ata paraprakisht. Nuk ka javë që nuk na bie me ambasadorin amerikan dhe atë evropian të takohemi së paku dy herë. Dhe tash me ministrin Sveçla na erdhëm në konferencë pas takimit me komandantin e KFOR-it”.

“Me pak fjalë, sjellja jonë është kështu: Vigjilentë gjithmonë, të brengosur shpeshherë, të frikësuar asnjëherë. Zgjedhjet janë mbajtur edhe nacionalet, edhe lokalet vitin e kaluar. Sivjet janë mbajtur zgjedhjet edhe në Lëvizjen Vetëvendosje. Janë kryer zgjedhjet. S’ka zgjedhje më”.

“Por më vjen keq që tash do të na duhet të mbahen zgjedhje në komunat ku po dorëhiqen kryetarët e komunitetit serb. Ata kanë mundur ta vazhdojnë mandatin e tyre, por këto dorëheqje qartazi po shpiejnë drejt zgjedhjeve në ato komuna”.

You may also like