Na tregoni çfarë shteti doni?!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kjo është një pyetje retorike për ju që sot e keni shtetin, apo më mirë të themi pushtetin në dorë.

Na tregoni se, çfarë shteti-pushteti doni, e keni, apo jeni duke e ngritur?!

Ata të mëparshmit (monistët) ishin të qartë në ngritjen dhe pushtetin që ata e zbatuan ndaj masave. Ishte një pushtet diskriminues dhe mohues i qartë i shumë të drejtave të grupeve të ndryshme njerëzore në shoqëri, e sidomos të drejtave fetare. I shpallnin ato si regresive dhe me këtë rast, vlerësimi i tyre “shenjtërohej” nga “profetët” e monizmit dhe ai duhej zbatuar pa hamendje nga çdo nëpunës i sistemit, gjithandej “Derzhaves”!

Problemi ynë sot, dhe i vrojtuesve të zhvillimeve ideologjike sistemike është se nuk po arrijmë t’i kuptojmë “Baballarët” e ashtuquajtur të sistemit demokratik liberal ndër shqiptarë, se këta çfarë sistemi mbrojnë dhe ngrisin në Shqiperitë tona?

A janë të sinqertë ndaj sistemit demokratik liberal, për tê cilin na trumbetojnë se e kanë zgjedhur dhe ngritur në vendet tona dhe se si “profetër” të këtij sistemi ata janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka, vetëm për ta sëndertuar këtë Sistem në shoqeritë tona të dalura nga ish sistemi monist.

Pa dashur të hy në shpjegime të gjëra teorike të demokracive dhe liberalizmit, me këtë rast do ua kujtoja liberalëve shqiptarē gjithandej atë që thotë filozofi shqiptar Sead Ziberi se:
“Liberalizmi është levizje emancipuese por ai kërkon ta mbrojë individin nga shteti, nga ndërhyrjet e shtetit në sferën e besimit privat. E ndan pra shtetin nga individi dhe kërkon që shteti të mbrojë lirinë e individit pa bërë asnjë diskriminim në bazë të gjinisë, fesë apo ndonjë identiteti tjetër privat. Procesi i emancipimit liberal ështe i ngadalshëm, i gjatë, i pafundëm! Por përderisa liberalizmi ka këtë qëndrim, ai nuk mund ta përdorë shtetin që t’i detyrojë një grup njerëzish të ndryshojnë në emër të emancipimit shoqëror dhe kundër dëshirave të tyre. Emancipimi në liberalizëm bëhet përmes mënyrave informale, përmes kritikës së fesë, përmes ndriçimit të praktikave të shtypjes, përmes, pra, kanaleve joshtetërore. Shteti nuk është agjent në këtë proces transformues kulturor. Shteti ka vetëm një mision: të garantojë lirinë e secilit individ të bëhet ajo që dëshiron dhe të praktikojë cilëndo fe apo filozofi jofetare që asaj i pëlqen.”

Para se ne t’ia bëjmë Aminin këtij shkrimi e di që disa liberalistë jo të vërtetë, do më thonë mua dhe mendimtarëve si unë se ne po e përdorim (keqpërdorim) liberalizmin për t’i realizuar të drejtat-qëllimet tona pa besuar fare në të?!
Për këtë shkak edhe i quajta ata si jo të sinqertë në besimin e tyre në liberalizmin që e trumpetojnë, sepse po të besonin në të dhe të ishin të sinqertë ndaj tij, atyre nuk do i’u interesonte se a besojnë apo jo te tjerët në të, por ata do ta zbatonin atë që besojnë në të dhe do t’i bindnin njerëzit me shembëlltyren e tyre dhe të sistemit ku ata besojnë se ai është i drejti dhe më i zgjedhuri nga sistemet.
Një gjë do ua kujtoja liberalêve dhe islamistëve se Pejgamberi ynë (paqja dhe mirësitë qofshin mbi të) nuk bënte dallime dhe diplomaci me vlerat e Islamit, por i zbatonte ato ashtu siç porositej nga Zoti i kësaj Feje edhe kur në ndonjë rast ato ishin në “disfavorin” e tij për momentin!
Një ditë i Dërguari i Allahut a.s. po u bënte thirrje në Islam krerëve kurejshitë, me shpresë se ky grup i vogël do të kishte influencë të jashtëzakonshme të antarët e tjerë… Me këtê rast tek i Derguari a.s. erdhi i verbri Abdullah ibn Ummi Mektum dhe kërkoi të bisedonte me Pejgamberin a.s., por ky u zu ngushtë dhe u vërenjtë e i rrudhi vetullat dhe vazhdoi bisedën me parinë idhujtare! Në ato momente zbriti surja Abese (Rrudhja (e vetullave)) me ç’rast Allahu e qortoi Pejgamberin a.s. për këtë sjellje:” Ai vrenjëti (fytyrën) dhe u kthye. Ngase atij i erdhi i verbri. E ku mund ta dish ti, ndoshta ai do të pastrohet. Apo do të këshillohet dhe këshilla do t’i bëjë dobi!” (Abese, 1-4) Po të ishte lider vetëpëlqyes, formalist dhe makiavelist, Pejgamberi a.s. nuk do ta proklamonte këtë lajm fare…

(Vazhdon)

Nga: Prof. Husamedin Abazi

You may also like