Na sillni një platformë për dialogun, nëse gabuam ne, mos gaboni më tutje

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kërkuar nga Qeveria një platformë për dialogun me Serbinë.

Ai tha se kjo platformë duhet të sillet në Kuvend dhe të debatohet për të nëse ia vlen apo jo, transmeton Klankosova.tv.

“Unë kërkova dhe po kërkoj veç te jeni të përgjegjshëm, politikisht të përgjegjshëm. Na sillni një platformë, na si Opozitë po dëshirojmë që mos me u marr ju me dialogun teknik, nëse kemi gabuar ne, mos gaboni më tutje. E keni mbështetjen tonë. Kryeministri Kurti ka kërkuar që të ketë konsensus për këtë temë dhe jemi të gatshëm. Dallimi i jonë, ne kemi bërë përpjekje të ushtrojmë aritmetikë praktike, ju keni bërë algjebër. Mimozë, s’kam asgjë personale me ty, as me ty Haki, por po kërkoj që në situatën e re që jemi prej dje dhe sot, ju të dilni me platformë që duhet të sillet në Kuvend dhe për këtë të debatojmë a ia vlen apo s’ia vlen dhe ta keni mbështetjen tonë. Ne i kemi besuar njohjes së ndërsjellt, i besojmë edhe sot. Mund ta keni një mundësi të madhe nëse s’e kemi humbur një shans të madh deri tash”, tha Hoxhaj.

You may also like