Na mbuluan me dollarë, i numëruam për dy ditë’, ja shifra e majme që fitoi Bes Kallaku në dasmë

by admin
Spread the love

Përpara disa muajsh, një video ku shfaqej aktori i njohur i humorit shqiptar Bes Kallaku dhe këngëtari Mateus Frroku u bë shumë virale, teksa dyshja u mbulua në dollarë gjatë një gëzimi familjar në qytetin juglindor të Korçës.Të gjithë u bënë kuriozë asokohe të dinin se sa dollarë kishin arritur të mblidhnin në total dy artistët.

Këtë e zbuloi vetë Besi një natë më parë në emisionin ‘Zemër Luana’ në Tv Klan, ku aktori i njohur është emëruar si kapiten i skuadrës së verdhë në çdo puntatë që do ketë ky program. Aktori tregoi se atij dhe Mateus Frrokut i janë dashur dy ditë për të numëruar të gjitha dollarët e hedhura në këtë dasmë, pasi dasmorët i kishin hedhur vetëm kartmonedha 1 dollarëshe.

Bes Kallaku zbuloi se në total dasmorët kishin hedhur rreth 8900 dollarë, një shifër e majme kjo e fituar nga dy artistët. Dasmorët kishin ardhur nga Kanadaja si edhe Amerika dhe mesa duket kishin zgjedhur ta festonin kështu gëzimin e tyre.

“Unë dhe Mateus Frroku kemi qenë në një dasëm në Korçë dhe ata që kishin ardhur ishin nga Kanadaja dhe amerikanë. Na kanë mbuluar me 1 dollarësha dhe unë me Mateusin kemi qëndruar 2 ditë që i kemi numëruar. Ishin diku te 8900 dollarë”, tha Besi.

Lexo lajme interesante

You may also like