Myslim Murrizi publikon pagat e anëtarëve të Komisionit të Vettingut: Ky është pazari juaj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, konfirmoi mbrëmjen e djeshme se opozita ka rënë dakord me propozimin e mazhorancës për të zgjatur mandatin e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Ndërkohë, ditën e sotme ka reaguar për këtë çështje me anë të një postimi në rrjetet sociale ish-deputeti Myslim Murrizi, i cili thotë se “u zbyth edhe opozita e hekurt”. Ai e quan këtë vendim të opozitës si pazarin e parë mes dy partive më të mëdha politike në vend, teksa i quan “pupacë, servilë dhe frikacakë 63 deputetët opozitarë”.

Murrizi publikon edhe pagat e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikim, të cilët marrin rreth 4 milion lekë në muaj, teksa akuzon se me buxhetin e shtetit po paguhen 3 organe që bëjnë të njëjtën punë.

Postimi i plotë:

“Zbythet opozita e “ hekurt” dhe bie dakort me propozimin e mazhorances per te zgjatur mandatin e organeve te perkoheshme te vetingut KPK ( komisioni i pavarur i kualifikimit)”

Nga marsi i vitit 2019 deri ne korrik 2021 nuk lane etiketim poshterues per ne deputetet qe ishim ne Kuvend dhe qe votuam 7 ligje te reformes ne drejtesi, duke na quajtur paterice e Rames, pupace te qeverise, te shitur etj etj

Po tani pse u zbythen 63 pupace te mender “ opozites se hekurt” ????

Ne votuam konform asaj qe Kushtetuta e ndryshuar nga halli ne 2016 nga 140 pupace, spurdhjake dhe dhjaksa e frikacake ndaj ambasadave, votuan si ne kohen e diktatures 140 me zero per reformen ne drejtesi qe ne fakt asnjera pale nuk e donte

Po tani ju 63 pupace, servile, frikacake e mender lepiresa si do votoni bashke me 77 servile dhe dhjakset e mazhorances ndryshime antikushtetuese te KUSHTETUTES????

Organet e vetingut ne Kushtetuten e 2016 jane sanksionuar si organe te perkoheshme dhe me afat 5 vjet KPK dhe 9 vjet KPA

Si do ta legjitimoni ndryshimin antikushtetues te KUSHTETUTES???

Per 5 vite KPK nuk ka kaluar akoma as gjysmen e trupes gjygjtare- prokurore rreth 800 zyrtare

Me kete ritem do te duhet qe KPK te kerkoj shtyrje edhe per 7 vjet te tjera

Po atehere pse u ngrit KLP ( keshilli i larte i prokurorise)dhe KLGJ( keshilli i larte gjygjesore)???

Pse duhet qe nga taksat e Shqiptareve te paguhen per te njenjten pune tre organe qe me KUSHTETUTE kane te njenjtin objekt pune???

Kushtetuta ka caktuar organ te perhershem per kontrollin dhe mbikqyrjen e prokuroreve KLP, dhe per kontrollin dhe mbikeqyrjen e gjygjtareve KLGJ

Pse duhet te paguhen nga 4 milion leke ne muaj 12 antare te kpk plus keshilltare roje shofer sekretare jasht afatit qe percakton KUSHTETUTA???

Kush eshte njesia matese e kohes qe kerkojne keta 12 antare te kpk per te shtyre afatin???

Me kete page dhe kete status si antaret e byros politike ne vaktit, keta ish zyrtare administrate te shkarkuar per korrupsion e individe me proçese penale neper gjykata, mund te kerkojne edhe 10 vjet kohe per te mbaruar vetingun e te gjithe gjygjtareve dhe prokuroreve e pastaj i bejne kerkese pupaceve qe te ndryshojne perseri kushtetuten e te behen prokuror ose gjygjtare

Po pasi kalon vetingun nje gjygjtare apo prokuror ,kush e kontrollon per korrupsion,kur te mos jene me keta 27 vemje te kpk dhe kpa qe ju pupace pa dinjitet votuat ne bllok me tate 17 qershor 2017????

Vetingu nuk eshte as vaksine as mburoje, as te ben te shenjte dhe te pa korruptueshem

Sejcili prej atyre qe ka kaluar vetingun e ka mundesine dhe predispozicionin per tu korruptuar gjate ushtrimit te detyres dhe per kete eshte sanksionuar ne Kushtetute si organ kontrolli dhe emertese i perhershem i pushtetit gjygjesor KLP dhe KLGJ

Se po te ishte vetingu “ vaksine” qe krijonte imunitet nga tundimi apo korrupsioni, atehere pse duhej te ngriheshin KLP dhe KLGJ si organe te perhereshme qe kontrollojne punen e gjygjtareve dhe prokuroreve???

Organet e vetingut ka thene nje miku im ne komision te ligjeve, jane kjoska me leje provizore, ndersa KLP dhe KLGJ jane ndertime definitive me leje dhe çertifikate pronesie

Prandaj ju spurdhjake “ opozitare” po jepni dakortesi per kjokska antikushtetuese nga frika se ju kapin prej veshi ambasadoret, e jo se qenkan ne interes dhe ne te mire te popullit

Dhe e dale nga goja e njerezve qe kane lene rruges familjen dhe feminjet e tyre per interes apo flirt, duket si e vjelle qensh pas gostie

Prandaj mos kujtoni se jeni aq te zgjuar dhe mbi tere miletin qe kerkoni te fshihni friken, servilizmin dhe spurdhjakellikun tuaj ndaj ambasadoreve, si gje e mire per popullin

Populli paguan taksat qe nga frika dhe servilizmi juaj ndaj te huajve qe jane punonjes provizore ne Shqiperi,duhet te mbaje ne kurriz kpk, kpa, klp, klgj me rroga marramendese per sejcilin te punesuar ne keto organe ,e barabarte me pagen e 10 mesueseve, me pensionin e 40-50 pensionisteve, 2 kryeministrave apo presidenteve, 3 deputeve

Ky eshte “ pazari” i pare mes ju demek kundershtareve te medhenj pa mbushur ende 1 muaj ne Kuvend

Por shume shpejt do bieni dakort per çdo pisllik e ndyresire qe do ju shkoj per shtat ne interesa te ndyra te ngushta veç per menderen tuaj, pa mare parasysh çfare keni peshtyre prej afro 3 vitesh kur braktiset Kuvendin

Sepse ju jeni bashke, jeni njelloj te piste njelloj ,hajdute, njelloj mashtrues, njelloj hipokrite e bastarde prej 31 vitesh qe talleni me SHQIPTARET sikur luftoni njeri tjetrin, dhe vidhni , perbuzni urreni e perçmoni kete popull sikur te ishit pjelle e se njenjtes nene

Ne fakt shumica juaj, nga e njenjta nene ka dale, nga ppsh

Keshtu qe ju jeni jo pupace ,por edhe te peshtire se jo pak prej jush,por mbi 30 jeni dhe ish spiune te sigurimit qe kurre nuk belbezoni kur ju permendin pseudonimet”, ka shkruar Murrizi.

You may also like