MUZIKË – Dion shfaqet në publik pas problemeve me sëmundjen

by admin
Spread the love



LAS VEGAS, 4 nëntor /ATSH-ANSA/ – Këngëtarja e famshme Celine Dion i rikthehet publikut pasi turneu i saj u anulua për shkak të një sëmundjeje të rrallë neurologjike.

Artistja u pa në Las Vegas me tre fëmijët e saj për të ndjekur një ndeshje hokej midis ”Montreal Canadiens” dhe ”Vegas Golden Knights”, një ekip të cilit ajo është një tifoze.

Në Instagram, Celine ka shpërndarë foto në të cilat shfaqet e lumtur me djemtë e saj.

Ajo falënderoi ”Montreal Canadiens” për lojën e tyre dhe u uroi atyre një sezon të mrekullueshëm.

Pavarësisht se luajtën mirë, ”Montreal Canadiens” nuk arritën të fitojnë kundër ”Vegas Golden Knights”. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakA ndihmon përmirësimi i gjumit të thellë në parandalimin e demencës?


You may also like