Muzeu i Luftës, një kërkesë e kamotshme që s’po gjen zbatim (VIDEO)

by admin
Spread the love

Tavolina me 6 pjatat dhe ‘pritja’ e Ferdonije Qerkezit, vazhdon të jetë e shfaqur në Muzeun Etnologjik.

Por sikur kjo që nga lufta i ka të zhdukur burrin e dy djemtë, janë edhe shumë beteja e masakra që ushtria serbe kreu në Kosovë gjatë viteve 1998-99.

E që ato të mund t’i shoh çdokush, po kërkohet që të krijohet një muze i luftës që do të dokumentonte krimet e kryera nga Serbia, njofton Klankosova.tv.

Sipas historianit Hakif Bajrami, ka mjaft dokumente që faktojnë gjenocidin, derisa propozon se çka mund të përmbante ky institucion. Edhe etnologët janë pro themelimit të këtij muzeu, i cili do të duhej të bëhet shumë më herët.

Ilir Sopjani tregon se të interesuar për një gjë të tillë në Muzeun Etnologjik, janë jo vetëm vendoret.

Një ide që tulltorja e Prishtinës të shndërrohet në muze të luftës e kishte dhënë edhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli më 2019, por diçka e tillë nuk ndodhi asnjëherë.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like