Mustafa thotë se Universitetet nuk janë të fokusuar në kërkime – Pupovci: Gjendja është larg në fushën e kërkimit dhe inovacionit

by admin
Spread the love

Instituti Riinvest ka mbajtur punëtorinë e parë në kuadër të lansimit të projektit “Politika që japin përgjigje”, me titull: “Mbështetje për avancimin e politikave të hulumtimit dhe inovacionit në shtetet e Ballkanit perëndimor”

Ky projekt është katër vjeçar dhe do të
zbatohet nga Instituti “Riinvest”, së bashku me partnerët të saj.

Alban Hashani, nga Instituti “Riinvest”, tha se do të jenë në kontakt edhe me Ministritë e linjës e komisionet parlamentare, për ta jetësuar këtë projekt.

“Për synim parësor ka monitorimin dhe mbështetjen
e koordinimit të politikave të bashkëpunimit të Bashkimit Evropian e Ballkanit Perëndimor.
Projekti është i përbërë prej 7 pako pune. Prej koordinimit të politikave në
nivel të ministrave e deri në hartimin e hapësirës kërkimore evropiane.
Gjithashtu ka për qëllim edhe ngritjen e kapaciteteve, qoftë akademike, si dhe mund
të përfshihen në këto fonde shoqëria civile apo sektori privat”, tha ai.

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inivacionit, Dukagjin Pupovci, tha se me të gjitha avancimet që janë shënuar në Kosovë në fushën e kërkimit dhe inovacionit, gjendja është larg nga të qenit e kënaqshme.

“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar të bëje
hapa drejt përmirësimit të mjedisit për kërkim dhe inovacion në Kosovë. Tani Kosova
sikur edhe vendet tjera merr pjesë në këtë program e përveç kësaj ka edhe
obligime ndaj këtij programi. Është duke u zhvilluar procesi i strategjisë për
specializimet e mençura në koordinim me zyrën e kryeministrit, pritët që shumë
shpejt kjo strategji të përfundoj”, tha ai.

“Mbeten edhe shumë punë për t’u bërë por besoj se komuniteti shkencor dhe së bashku me autoritetet përkatëse me MASHTI-n dhe Ministritë tjera do të punojmë në këtë drejtim në mënyre që t’i kryejmë gjërat që nuk janë bërë. Me të gjitha avancimet që janë shënuar në Kosovë në fushën e kërkimit dhe inovacionit gjendja është larg nga të qenit e kënaqshme, unë e shoh me shumë rëndësi mbështetjen për avancimin e politikave të kërkimit dhe inovacionit”, tha ai.

Justina Pula, Nënkryetare e Akademisë së Shkencave të Kosovës, e quajti projekt të dobishëm për shoqërinë kosovare.

“Kjo punëtori ka të bëje me projektin politikat
që japin përgjigje një temë të gjërë dhe shumë interesant. Ky projekt është interesant
dhe i dobishëm për shoqërinë kosovare për shumë arsye. Një e arritur tjetër që është
në këtë projekt është edhe konzorciumi i cili do të bëhet me shumë organizata të
huaja që do të fitojmë përvojë dhe bashkëpunim. Projekt i cili do të hartoj
rekomandime të politikave të cilin do të informohen vendimmarrësit në fushat e
kërkimit dhe inovacioneve”, tha ajo.

Prezantimi i projektit dhe qasjes në përgatitjen
e programit të punës për ndërtim të kapaciteteve, u bë nga profesor, Muhamet
Mustafa.

“Një nga objektivat që ka njëfarë mbështetje të
dialogut në nivel të ministrave dhe profesionistëve tjerë në Ballkanin Perëndimore;
E dyta nxitja dhe ngritja e cilësisë së aktiviteteve kërkimore lidhur me
politikat edhe në monitorim dhe zbatimit të agjendës së BE-së për fushat e
caktuara por me një theks në hapësirën evropiane kërkimore”, tha ai.

Tutje ai tha se një ndër fushat tjera është
formulimi i rekomandimeve për politika në fushën e kërkimeve dhe inovacioneve.

“Esenca është me i mbështet politikat që
bazohen në evidencë. Na duhet me ndërtu kapacitete më të mëdha kërkimore. Janë
aktivitete të veçantë në fusha prioritare. Në kërkime inovacione edhe në edukim
etj. Domethënë agjenda përfshin që negociatat për asociim të përqendrohen në këto
fusha”, tha ai

“Problemi i Kosovës është se kur e bënë strategjitë harron me i përdor, harron se ato janë për monitorim e përdorim. Fatkeqësisht zbatimi i strategjive është ende jo i mire. Problem tjetër është qe universitetet nuk janë të fokusuar në kërkime. Pjesëmarrja e vogël në partneritete e konzorciume rajonale dhe në BE. Deri tash e kemi bërë metodologjinë, i kemi mbështet palët e interesit e tash jemi duke e realizuar hartimin e konceptit”, tha tutje Mustafa.

You may also like