Mustafa: Policia s’është e pavarur nga politika, anëtarësimi në Europol e Interpol i domosdoshëm

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Policia e Kosovës është më e përgatitura në rajon, por që nuk është komplet
e pavarur nga politika, tha thënë në një intervistë për Ekonomia Online,
ish-ministri i Punëve të Mbrendshme, Ekrem Mustafa.

Ndonëse vlerëson punën e pjesëtarëve të Policisë, ai pohon se këtij
institucioni i duhet ligj bazik i pensionimit, e jo pensionim i parakohshëm.

“Është e decentralizuar Policia nga politika edhe pse nuk mund të
themi se është komplet e depolitizuar, ka politizime. Nuk mundem me thënë që
shfrytëzohen, janë shfrytëzuat gjithmonë edhe tash janë duke u shfrytëzuar. Po
sado kudo Policia e Kosovës është një ndër policitë më të përgatitura në
regjion. Në të gjitha ushtrimet bilaterale dhe trialaterale që i kemi marr, e
kemi marr vendet e para”.

“Edhe unë për ata djem kam fjalë shumë të mira, por është problemi tjetër që ne t’i shtojmë, të bëjmë ligjin bazik të pensionimit të policisë jo pensionimin e parakohshëm. Po ligj bazik i cili funksionon të gjitha shtetet rreth nesh, që polici të punoj deri në moshën 55 vjeçare, pastaj të pensionohet”, raporton EO.

Ish-ministri thotë se Kosova ka mbetur “vrimë e zezë” në Ballkan e Evropë
shkaku i mosanëtarësimit në Europol dhe Iterpol.

Mustafa konsideron se vendi i ka përmbushur kriteret për anëtarësim edhe
pse sfidën mbeten pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Kosova ka mbet si vrimë e zezë në Ballkan edhe në krejt Evropën,
shkaku i mos anëtarësimit në Interpol dhe Europol. Eurpoli është një mekanizëm
evropian i cili funksionon edhe në Kosovë, por funksionon përmes zyrave
ndërlidhëse. Ndërsa Interpoli është një mekanizëm botëror i sigurisë, mekanizëm
teknik, nuk është mekanizëm politik. Këta e kanë politizuar problemin e
Interpolit edhe ne e kemi pas shancin në 2018, por na iku”.

“Tash Kosova i ka përmbush të gjitha kriteret si për liberalizim të vizave,
si për anëtarësim në Europol, si për anëtarësim në Interpol, por këto janë si
shkak i politikës. Këto shtete mosnjohëse që janë 5 shtetet se e kanë të
drejtën e votës, vota e tyre qon peshë edhe në anëtarësim në Bashkimin Evropian
dhe në Interpol”.

Ish-ministri Mustafa thotë se duhet të rritet niveli i bashkëpunimit me
vendet e rajonit, raporton EO.

“Unë vetëm e kisha rrit nivelin e bashkëpunimit me shtetet fqinje. Se ka qenë traditë në Ministrinë e Punëve të Brendshme sa kam qenë unë për 18 muaj a sa kam qenë. Ne dy herë, tri herë në vjet kemi bërë ushtrime bilaterale dhe trelaterale me Shqipërinë dhe Maqedoninë, me i testuar Forcat e Sigurisë, Forcat Speciale që me shikuar kapacitetet tona të sigurisë sa i kemi të përgatitura”, raporton Ekonomia Online.

You may also like