Mustafa për krizën energjetike: Qeveria tha sot “Zoti ua bëftë çarenë”

by admin
Spread the love

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, vlerëson se qeveria tha “Zoti ua bëftë çarenë” për krizën energjetike, me të cilën pritet që vendi të përballet gjatë dimrit.

Mustafa, mes tjerash, thotë se qeveria në vend se të ofrojë zgjidhje për atë që e quan si dimër i ftohtë e i errët po kërkon nga qytetarët që të kursejnë rrymën, njofton Klankosova.tv.

“Zoti ua bëftë çarenë” tha qeveria sot dhe i rrudhi krahët. Në vend që të ofrojë zgjidhje për dimrin e ftohtë e të errët që po na afron, në mungesë të energjisë elektrike dhe me çmime marramendëse të lëndëve djegëse për ngrohje, qeveria sot i paska rrudhur krahët, duke ua lënë fajin qytetarëve “duhet ta kurseni rrymën”.

Tutje, Mustafa thotë se qytetarët s’kanë çka i drejtojnë sytë kah ekzekutivi, pasi sot i braktisi.

“Pra, qytetarët këtë dimër të egër s’kanë çka i drejtojnë sytë kah qeveria, ajo me sot i ka lënë të braktisur”.

“Kurseni rrymë, do të jetë vështirë në dimër!” (VIDEO)

You may also like