Mustafa, pas ikjes së Sunny Hill: O’ nuk e duron Marksizëm-Leninizmi muzikën e Dua Lipës

by admin
Spread the love

Deputeti nga LDK, Besian Mustafa ka reaguar pas lajmit se Festivali “Sunny Hill” do të mbahej sivjet në Prishtinë, do të zhvendoset në Tiranë.

Mustafa e ka ndërlidhur këtë gjë me prirjet ideologjike të partisë në pushtet, që sipas tij, nuk e durojnë muzikën e Dua Lipës.

“O’ nuk e duron Marksizëm-Leninizmi muzikën e Dua Lipës! Nuk durojnë socialistët e shampanjës, komunistët e kaviarit, multi-milionerët e proletariatit, formë arti që nuk kontrollohet nga Shteti-Dado i tyre”, ka shkruar Mustafa.

Deputeti, duke folur për pushtetarët, ka thënë se ata njohin vetëm Revolucionin e Madh Kulturor Proletar të Mao Zedong.

“Hani buk’ e bunkera bre…”, ka shkruar ai.

You may also like