Mustafa Nano: Albin Kurti ka humbur shumë vota, shkrirja e Vetëvendosjes në Tiranë, lajm i mirë

by admin
Spread the love

Brenda javës, Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvend kërkesën për ndryshime Kushtetuese, në Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore, si edhe projektin për nisjen e Vettingut për politikanët.


Lidhur me situatën, analisti Mustafa Nano deklaroi se nuk sheh asnjë problem në marrjen e vendimit nga Basha, pasi sipas tij Basha po ndjek një praktikë të konsoliduar.

Ndërsa sa i përket vettingut të poltikanëve Nano e konsideroi si fars politike, pasi me bërjen e reformës në drejtësi mjafton një ligj ku cdo politikan duhet të justuifikojë pasurinë e deklaruar

“Se di çfarë procedurash kanë këta për shtrimin e kërkesës për një draft ndryshimesh kushtetuese, por besoj se ai po ndjek një praktikë të konsoliduar. Madje mendoj se dhe në vende të tjera lidershipi vendos për gjëra të caktuara.

Nuk shoh ndonjë problem në këtë proces. Sa i përket vettingut të polituikanëve nuk kam besim te ky proces.

Vettingu i politikanëve është më shumë një proces për debat, sepse nga bërja e reformës në drejtësi aty mjafton një ligj që secili politikan duhet të justifikojë pasurinë e deklaruar.

Ndërsa kështu do jetë një fushatë politike, një fars politike”, deklaroi ai për Mcn.

1-Zoti Nano, dua ta nis bisedën me njoftimin e Lulzim Bashës për të dërguar brenda javës në Kuvend një draft për ndryshimet kushtetuese. Duket një veprim i marrë në nxitim nga kreu i opozitës, pasi diskutimet në parti dhe me publikun kanë munguar. Si e lexoni ju këtë lëvizje të Bashës?

Se di çfarë procedurash kanë këta për shtrimin e kërkesës për një draft ndryshimesh kushtetuese, por besoj se ai po ndjek një praktikë të konsoliduar. Madje mendoj se dhe në vende të tjera lidershipi vendos për gjëra të caktuara. Nuk shoh ndonjë problem në këtë proces.

2-Rikthehet nisma për vettingun e politikanëve. A mund të jetë kjo një manovër për të larguar Sali Berishën nga partia, por edhe nga politika institucionale, tashmë edhe në mënyrë legale?

Mund të shihet dhe kështu por duhet të penetrojmë në mendjen e Bashës. Këtë ide e ka hedhur dhe Berisha si ide pa e ditur se ai do paralizohej i pari, por skam besim te ky proces. Vettingu i politikanëve është më shumë një proces për debat sepse nga bërja e reformës në drejtësi aty mjafton një ligj që secili politikan duhet të justifikojë pasurinë e deklaruar. Ndërsa kështu do jetë një fushatë politike, një farsë politike.

3-A mund të ketë kjo nismë ndonjë pasojë për presidentin Ilir Meta? Mund të jetë një koordinim me mazhorancën kjo nismë?

Nuk besoj se ka koordinim, në këtë mes interesi mund të jetë i përbashkët për të goditur Berishën dhe Metën, por nuk besoj se ka një koordinim Rama- Basha. Është fyese të mendosh tezën e bashkëpunimit. Nuk ka asnjë fakt dhe këtë po e thotë një njeriu që nuk ka pikën e respektit për Bashën. Basha thjesht ka marrë vendime të gabuara.

4-Partia Demokratike kërkoi sot të thirrët kryeministri Edi Rama për të dëshmuar në komisionin parlamentar që do të hetojë zgjedhjet e 25 prillit. Mendoni se do të ketë ndonjë rezultat ky komision?

E kam thënë, historia më ka bërë të mos besoj te komisionet parlamentare sepse ato ngrihen me synimin e propagandës, pro asnjë komision parlamentar nuk ka dhënë frute deri sot. Nëse do ngrihet ata janë në të drejtën e tyre legjitime, dhe kryeministri do shkojë në komisionin parlamentar.

5- Vetëvendosje nuk fitoi asnjë komunë në raundin e parë, çfarë do të thotë kjo për Albin Kurti?

Kurti është një sinjal që atij po i lëviz toka nën këmbë. Jemi shokuar të gjithë sepse vetëm pak muaj nga zgjedhja e tij, ai ka humbur shumë terren, shumë vota, ndërkohë që parti të tjera kanë fituar komuna të tjerë pa balotazh ndërsa Kurti jo. Nuk e kuptoj pse, sepse nuk shoh që Albini të këtë bërë gafa të rënda, por sjellja elektorale e masave është shumë e çuditshme dhe nuk shpjegohet dot deri në fund. Sjellja e Kurtit, ai bën sikur s’ka ndodhur asgjë, Albini nuk duhet ti lejoj vetes këtë lloj sjellje tipike shqiptare për të mbuluar të vërtetën. Pranoje, interpretoje dhe thuaje një gjë për atë që e shohim të gjithë.

6-Boiken Abazi, kreu i Qendrës së Vetëvendosjes në Tiranë, ka njoftuar dorëheqjen nga posti, mendoni se Vetëvendosje po spostohet nga angazhimi në Shqipëri, i cili pak muaj më parë u konkretizua me pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare…

Ky do ishte një lajm i mirë. E kam thënë se Vetëvendosje në Shqipëri është një lloj hendikapi që ti me vullnetin tënd vendos mes Shqipërisë dhe Kosovës. Është një sfidë budallaqe. Ai erdhi të bënte fushatë këtu, edhe pse pak orë, për të cilën mendoj e është dhe një nga arsyet edhe pse ai mund të ketë humbur.

Lajme interesante

You may also like