Musliu paralajmëron padi ndaj ministrit Peci: S’tërhiqem nga veprimet, akuzat janë të pabaza

by admin
Spread the love

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Ganimete Musliu ka paralajmëruar padi ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, siç ka thënë për akuzat e pabaza ndaj saj, raporton Ekonomia Online.

Musliu këto komente i bëri pas përplasjes që ka pasur me ministrin e Bujqësisë Faton Peci, në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Musliu tha se nuk tërhiqet nga veprimet e saj ndaj ministri Peci, pasi gjatë mbledhjes në këtë komision ajo e quajti rrugaç dhe e gjuajti me ujë atë.

“Nga data 25 nëntor kam kërkuar sqarim nga z.Peci për të ditur se çka ka ndodhur në thirrjen për grante që është bërë në janar 2021 dhe është mbyll në mars të këtij viti, deri më 25 nëntor bujqit e fermerët kanë qenë në terr informativ. Në mbledhjen e Kuvendit ministri u deklaruar se thirrja u anuluar, kur e kam pyetur pse nuk janë njoftuar bujqit, ministri e ka anashkaluar pyetjen time dhe nuk është përgjigjur, kam pritur ministrin të ma dërgoj me shkrim dhe nuk e kam marrë, pastaj në Kuvend kam protokolluar pyetjen me shkrim drejtuar ministrit”.

Tutje, Musliu thotë se është ofenduar nga ministri Peci kinse ka marrë grante dhe thotë se ia ka kthyer në mënyrë të njëjtë, pasi as ajo e as familja e saj thotë se s’kanë përfituar grante.

“Ministri pyetjen e ka marrë më 3 dhjetor, pasi e ka marrë pyetjen ministri më 7 dhjetor e ka publiku vendimin për anulim të kësaj thirrje, kur ka ardhur pyetja në Kuvend ja kam adresuar pyetjen edhe i kam thanë çka ka ndodh, ai ka filluar me treguar për aksionet dhe arrestimet që i ka bërë në Agjensionin e bujqësisë në kuadër të ministrisë, unë kam bërë pyetje konkrete. Kur i kam bërë pyetje ministri ka filluar të më ofendojë e me fyejë që gjëja ja kam marrë grantet, edhe unë ja kam kthyer në të njëjtën mënyrë sepse s’kam marrë grante as unë e as familja ime”.

“Unë e pyeta se cila qëndron në sqarimin e anulimit për vendim, ministri thotë se kemi pas prioritete tjera në ministri”.

E pyetur se si e komenton deklaratën e ministrit Peci, i cili tha se “ndaq gjuni me ujë, ndaq me plumba qysh keni gjujtë në të kaluarën, nuk ka birë nane që e ndal Faton Pecin”, Musliu tha se “nuk e kam gjuajtur askënd me plumb as në ta kaluarën as tash, e kam gjuajtur me ujë për t;ia ndërprerë akuzat që bënte ndaj meje”.

Ajo shtoi se gjithë përplasja e sotme mes saj dhe ministrit Peci ka ardhur si rezultat i anulimit të vendimit për thirrjen e grandeve për bujqit.

Tutje, ajo tha se në raport për anulimin e grantit shkruan diçka tjetër e në vendim diçka tjetër.

You may also like