Musliu: Falë punës së vitit të kaluar nuk u vërshuan rrugët e Prishtinës

by admin
Spread the love

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu, ka thënë se falë mirëmbajtjes rrugore reshjet e sotme nuk kanë pasur ndonjë efekt në rrugët e kryeqytetit.

Musliu, ka falenderuar ekipin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Operatorëve Ekonomik për punën dhe profesionalizimin gjatë vitit të kaluar, njofton Klankosova.tv.

“Efekti dhe rezultati i mirëmbajtjes rrugore, po shihet tani në këto ditë me rreshje shiu”.

“Fal punës, angazhimit dhe profesionalizmit të treguar gjatë tërë vitit të kaluar, sot kur shumë qytetet po përballen me vërshime, Kryeqyteti është i sigurt, pa probleme në lëvizje dhe pa dëme. Faleminderit ekipit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Operatorëve Ekonomik” ka shkruar Musliu.

You may also like