Musk rikthen Donald Trump në Twitter

by admin
Spread the love

Pronari i ri i Twitter-it, Elon Musk, ka thënë se llogaria e Donald Trump është rikthyer pas një sondazhi në të cilin përdoruesit e mbështetën ngushtë.

“Njerëzit kanë folur”, shkroi Musk në Twitter, duke thënë se 51.8% e më shumë se 15 milionë përdoruesve të Twitter votuan për heqjen e ndalimit.

Por ish-presidenti amerikan mund të mos kthehet në platformë, duke thënë më herët: “Unë nuk shoh ndonjë arsye për këtë”.

Llogaria e tij u pezullua në vitin 2021 për shkak të rrezikut të nxitjes së dhunës. Menaxhmenti i mëparshëm i Twitter veproi vetëm disa ditë pasi mbështetësit e Donald Trump sulmuan Kapitolin e SHBA në Uashington DC më 6 janar. Menjëherë pas trazirave, llogaritë e Donald Trump në Facebook, Instagram dhe YouTube, të cilat kishin të gjitha dhjetëra miliona ndjekës, u pezulluan gjithashtu.

Pak më shumë se një javë para zgjedhjeve afatmesme në SHBA më 8 nëntor, ai iu përgjigj pyetjeve nëse do të rivendoste llogarinë e zotit Trump duke postuar në Twitter: “Nëse do të kisha një dollar për çdo herë që dikush më pyeste nëse Trump do të kthehet në këtë platformë, Twitter do të nxirrte para!”

Trump u bëri thirrje ndjekësve të tij në Truth Social që të marrin pjesë në sondazh.
“Votoni tani me pozitivitet, por mos u shqetësoni, nuk po shkojmë askund. Truth Social është i veçantë”, tha ai.

Një deklaratë e çuditshme pasi Trump tha se nuk po mendon të kthehet, por i nxiti ndjekësit e tij të votojnë.


Top Channel

You may also like