Mushkolaj: Ministri Rakiq duhet të shkarkohet, po kryen agresion ndaj shtetit të Kosovës

by admin
Spread the love

Deklarata e ministrit të Qeverisë Kurti, Goran Rakiq njëherësh lider i Listës Serbe i cili aksionin e Policisë së Kosovës në kundër kontrabandës së mallrave, e ka quajtur Natë e Kristalit (Kristallnacht – pogromi i gjermanëve nazistë kundër hebrenjve) ka ngjallur reagime të shumta.

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se Rakiq duhet të shkarkohet sepse me veprimet e tij ai po kryen agresion ndaj shtetit të Kosovës.

“Goran Rakic duhet të shkarkohet. Me qëndrimet dhe veprimet e tij, ai po kryen agresion ndaj kushtetutës dhe shtetit të Kosovës.”, ka shkruar Mushkolaj.

Goran Rakiç, pas aksionit të Policisë së Kosovës në nivel vendi, kundër kontrabandës së mallrave dhe krimit të organizuar kishte krahasuar këtë aksion me “Natën e Kristalt” (Kristallnacht – pogromi i gjermanëve nazistë kundër çifutëve).

“Nuk mund të durojmë më, ka mbetur vetëm ajrin të na e marrin, kjo ka qenë si Nata e Kristalit për ne, ky takim me Vuçiçin është më i rëndësishmi, është derdhur gjak serb mbi xhamat e thyer”, ka deklaruar Rakiq.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Tëitter Rohde tha se është i papranueshëm krahasimi i aksionit të sotëm të Policisë me “natën e kristaltë”.

“Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. #MbroniFaktet”, ka shkruar Rohde.

Kurse, Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka mbështetur reagimin e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kundër ministrit serb në Kosovë, Goran Rakiq.

You may also like