Musa i drejtohet FKK-së: Me eliminimin tim i keni dëmtuar rëndë rregulloret tuaja

by admin
Spread the love

Raif Musa edhe sot çuditet se si është shkarkuar nga pozita e kryesuesit të trajnerëve të karatesë së Kosovës, dhe sipas tij nuk ka marrë ndonjë shpjegim të qartë deri me tash nga Federata e Karatesë së Kosovës.

Shkarkimi i tij vjen me kërkesë të klubit të karatesë Sharri të Ferizajt.  

“Unë jam ballëhapur dhe krenar me punën dhe kontributin tim modest për trajnerët e karatesë së Kosovës dhe do të vazhdoj edhe tutje të jap maksimumin tim, aq sa di për karate, pavarësisht vendimeve të njëanshme të kurdisura nga vota!

Dojo është vendi im, sepse aty jam rritur dhe do të vazhdoj të rritem tutje…

Prandaj falënderoj të gjithë ata që votuan për shkarkimin tim, më keni bërë një nder të madh mua, por njëkohësisht me eliminimin tim i keni dëmtuar rëndë rregulloret tuaja dhe planin strategjik për ngritjen, zhvillimin dhe avancimin e trajnerëve të karatesë…”, ka shkruar Musa në profilin e tij në facebook.

You may also like